La shkollën për tu bërë pjesë e… 25-vjeçarja që u bë milionere
Një ish-studente ka zbuluar se si është bërë milionere pasi iu bashkua faqes “OnlyFans”, duke fituar deri në 80 mijë paund në muaj. 25-vjeçarja, Kaya Corbridge, nga Lancashire, deri tani ka bërë një pasuri prej 2.1 milionë paund. Ajo ka 5 vite që i është bashkuar kësaj platforme.
Gjatë këtyre viteve, Kaya ka treguar se abonentët e saj i kanë kërkuar të gjitha llojet, nga dërgimi i fotove të këmbëve të saj deri te xhirimi i videove “hot”.
Duke folur për “Leeds Live”, 25-vjeçarja është shprehur se asgjë nuk e befason më dhe se nuk ka në plan të lërë punën fitimprurëse.
Ajo ka shtuar se ka lënë universitetin për t’u fokusuar në karrierën e saj. “Kam pasur njerëz që më kanë kërkuar që të prej flokët, kam pasur ftesa në dasma. Këta njerëz nuk më kanë takuar kurrë”, tha ajo.