Labi e quan Nasim Haradinajn hero, ka një mesazh për familjen e tij

02 tetor 2020 | 19:42

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri ka publikuar një video ku shihet nënkrytari i organizatës së veteranëve, Nasim Haradinajt, në sallën e gjyqit në Hagë.

Labi e ka quajtur Haradinaj hero, derisa ka dhënë edhe një mesazh për familjen e tij.


Familje e nderuar Haradinaj; gjithçka që shihni në syt e mi, karakterin dhe emrin tim dhe në ndikimim tim, e keni të drejtën e plotë të më shfrytzoni për çfarë do qoftë, ku të paktën mund ta mbrojmë drejtësinë e babait, axhës, djalit e të Atdhetarit tuaj nga Kosova jonë”, ka shkruar Labi.

Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

Takimi  i dy qeverive shqiptare në Tiranë nuk i bën nder më shumë qytetarëve të shikohet, më shumë sesa prania e Haradinajt e trimave të tjerë, që po përballen me Gjykatën Speciale!

Ndoshta nuk i’a dimë rëndësinë sot as Lirisë, sepse nuk ishim nē front sikurse ky në moshē të re!

Prandaj, kur ne të mesohemi me dhimbjet e secilit dhe padrejtesitë që i bëhen edhe sot, atehere e dim se : qështë Atdheu, Kombi e Liria!!!

Zoti ju bekoftë i dashur hero i yni dhe shokët e juaj Z.Nasim Haradinaj!

Familje e nderuar Haradinaj; gjithçka që shihni në syt e mi, karakterin dhe emrin tim dhe në ndikimim tim, e keni të drejtën e plotë  të më shfrytzoni për çfardo qoftë , ku të paktën mund ta mbrojmë drejtësinë e Babas, axhës, djalit e të Atdhetarit tuaj nga Kosova jonë.

Protesta, Fonde, e Lobime pa asnje hezitim.

Ndiqeni vllezer dhe motra, ku përpak i shpërthen vaji  këtij burri se ia di vleren vendit e Lirisë sonë dhe nuk i bëhet vonë për asgje.

Të rrojë përjetësisht, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS


Me dashuri , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!
???

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari, Kushtrim Sadiku, ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni…