Labi e shpërblen me një udhëtim në Turqi punëtorin suharekas Gentian Qamaj

04 maj 2022 | 19:28

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri ‘Labi’, në shenjë nderimi e respekti nësër do e vizitoj Gentian Qamaj punëtorin suharekas të cilit gjatë orarit të punës i ka shpërthyer një bocë e gazit dhe që prap ka vazhduar punën e tij në shërbim të qytetarëve.

Gentian Qamaj nga Greikoci gjatë orarit të punës në fshatin Sopijë u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai ka shpëtuar, dhe për këtë arsye me mirënjohje e ka nderuar punën dhe angazhimin e tij edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Postimi i plotë i Labit:

NJË UDHETIM NË TURQI OSE PARA vlerë 500€ PËR KËTË PUNTOR të cilat nesër do t’ja dhurojë.

Një respekt i veqant për këtë puntor dhe shumë puntor të tjerë në këtë vend.

Po ta dija që ishte në Kosovë, njejtë do të shkruaja si tani dhe do të veproja duke i thënë:

“Ti zotri; ke një Moral të fortë për punën që bëni.

U ndjeva mirë që kryetari i shkëlqyer nga Suhareka , z. Muharremaj , ju ka dhuruar mirënjohje, por, më lejoni që me dashamiresinë time shpirtrore e shqiptare të ju shpërblejë me një udhetim se bashku me familjen në Turqi ose në vlerë të këtij udhëtimi 500-700 € , të u’a dhuroj para nga mbrëmja  ime që sonte do ta mbaj në Prishtinë.

I ke hallall nga unë dhe nga të gjithë shqiptarët.

Me shkruani personalisht në fcb dhe ma lini nr e telefonit.

Jo që kam shumë, por motivi dhe shperblimi janë të dhuruara edhe nga Zoti kur punojmë e bejmë punë me drejtesi, ti e ke kryer punën tende me nderë.

Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi e fortë breshëri është parë në Cyrih pasditen…