‘Labi’ ndihmon FC Ferizaj me 3 mijë euro
Skuadra që bën gara në Ligën e Parë, Ferizaj është në një gjendje të rëndë ekonomike dhe si pasojë e kësaj ka bojkotuar stërvitjet dhe ka paralajmëruar edhe tërheqjen nga garat, raporton “Epoka e re”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri e ka ndihmuar këtë klub me 3 mijë euro.
Postimi i plot i Labinot Tahirit pa ndërhyrje:
3000€ për klubin e Futbollit tē Ferizajt!
LAJM, sa për t’i ngjallur dritat jeshile Klubit Të Ferizajt në Futboll!
Mirëdita qyteti im Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!
Simpatizant të Klubit të Ferizajt!
Është kërkuar nga ne, nuk po them unë, sepse pêrdori shumicën e njerëzve për të bërë mrekullira dhe prandaj jemi të gjithë të njejtë ne vendimet që i marrim për cdo gjë në jeten ku ne jetojmë.
Dua të ju them se klubi kishte mbetur pa asnje financë, dhe në lojen me POZHORANIN, nuk janë kushtet për të paguar as edhe mjekun i cili duhet të qêndrojë gjatë lojes, e imagjinoni në borgjet që ia ka si klub, ku mund ti humb edhe pikët nga Federata e Futbollit!!!!
Ky dështim kaq i madh, vjen si pasoj e mos përgjegjesisë ndaj këtij klubi i cili i uka lojtarët tepër të avansuar, por mundesi kushtesh janë shumë të vogla thuajse ZERO!
Sa për lehtesimin e lojërave në vazhdimsi, i ndajmë këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizaj, por të gjitha klubet sportiste nē vendin tonë me qellim që të triumfojë sporti ne arenen nderkombëtare pa pengesa politike, e sidomos të rinjet e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin, e njëkohesisht edhe të bejnë jetën si MESI në ARGJENTINË, e RONALDO NĒ PORTUGALI.
Gjynah me fitua vetem politika, ne si estradë, biznese dhe shumē të tjera aktivitete.
Kemi ndihmur edhe në të kaluaren, por si kemi bërë publike për sportet!!
NGJALLUNI SE KULTURA DHE SPORTI MBAJNË SHTETIN NË KËMBË.
Labi Kosovë e Shqipërisë.