Labi shpreh gatishmërinë të sigurojë 15 mijë maska për qytetarët, për të evidentuar prekjen nga coronavirusi
Paniku i coronavirusit ka kapluar njerëzit nga mbarë bota, ndonëse vazhdimisht po bëhet thirrje që të mos krijohet shqetësim i tepruar.
Të gjitha rastet e dyshuara deri më tani të cilat janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën dyshimin për prekjen nga coronavirusi, kanë rezultuar negative.
Megjithatë ndaj një fenomeni të tillë, shumë të famshëm shqiptarë kanë filluar që të bëjnë fushata në rrjetet sociale, duke u kërkuar shqiptarëve të qëndrojnë të qetë teksa disa prej tyre kanë nisur edhe aksione.
I tillë është këngëtari i njohur ferizajas, Labinot Tahiri, i cili përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, ka thënë se është duke shprehur gatishmërinë e tij për ndërmarrjen e një iniciative, që do të sigurojë rreth 15 mijë maska për qytetarët, para se çmimi i tyre të rritet.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
Çkas mund të ndodh!
Nëse vertet del që ka diqka serioze në vendin tonë lidhur me koronavirusin, ne qysh sot mendojmë ti sigurojë 15000 maska pêr t’ju dhuruar qytetarëve sa nuk janê shtrejtuar ato! Me e rendesishme do të ishte nëpër shkolla që ti dhurojmë!
Nëse ato sot shiten dikun në rajonin tonë 30 cent për cop ne do ti sigurojmë ato ose mund ti blej qysh nesër.
Por uroj që mos të ket diqka të tillë se boll jemi me viruse…! Edhe ashtu jem prish tuj pi Oki e prashaka të ndryshêm, po ndoshta dhe pêrshkak tyre nuk na kap neve si vend!
Labi-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.