Labi s’ndalet, më 10 janar kërkon të përkrahet një protestë në Prishtinë

05 janar 2019 | 15:20

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri pas veprimit të djeshëm të dorëzimit të pasaportave, ai ka bërë një kërkesë të re për qytetarët e Republikës.
Labi, përmes një statusi në “Facebook”, u ka bërë thirrje gjithë kosovarëve që të protestojnë më 10 janar në kryeqytetet rreth heqjes së vizave.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Protesta!
A je Prind, a ke djal apo vajzë studentë?
A po presin akoma pēr viza, e ne fund edhe mund të i’u refuzohet?! Dil në protesta!
A je Student apo studente? A të janë ngushtuar rruget e jetës dhe plus edhe tani mos liberalizimi i vizave ku ty të duhet në shumë raste dalja e lirë sa herë që të duash?! Dil në protesta!
Dil dhe të dalim të gjithë me daten 10 janar 2019
Ora 12:00
Prishtinë!
Protesta e thirur nga Studentët të cilen e përkrahi çdo ditë!
Labi
Shperndajeni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës ka nënshkruar sot një dekret…