Labinot Berisha e demanton Pecin: S’kam funksion publik politik, asnjëherë s’kam kërkuar ndihmë për përfitim të grantit
18 nëntor 2024
| 22:14
Labinot Berisha, i përmendur në listën përfituesve të granteve nga ministri i Bujqësisë, Faton Pecit, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë funksion publik politik, duke demantuar kështu pretendimet e ministrit Peci.
Ai u ka bërë thirrje mediave dhe institucioneve që të verifikojnë pohimet e tij në dokumentacionin e aplikimit.
Ai shtoi se asnjëherë kërkuar ndihmesë për mbështetje të përfitimit të këtij grandit.
Reagimi:
Sqarim për opinionin publik, mediat dhe z.Peci.Ministër
Sonte z.Faton Peci, Ministër me paska përmendur emrin si përfitues me mandat politik nga radhët e LDK-ës.
Për hirë të opinionit, korrektësisë dhe ruajtjes së integritetit moral dhe familjar. Me vije keq qe duhet të demantoj lajmin për etiketimin me mandat politik, sepse unë nuk kam asnjë funksion publik politik.
Dhe për me tepër mandat politik as nuk kisha nga momenti aplikimit, përfitimit dhe implementimit të grandit e deri më sot.
Ftojë publikisht dhe vullnetarisht, të gjitha mediat, institucionet, dhe çdo palë, të ketë çasje në dokumentacionin e aplikimit dhe do të bindet që unë e kam fituar këtë grand me meritokraci.
Për me tepër grandin e kam marr në mandatin e z.Peci, Ministër dhe jo në periudhën e LDK-ës.
Sinqerisht u befasova nga postimi dhe mu duke i pakuptim pse duhet të jam pjesë e kësaj liste të publikuar për konsum politik nga z.Peci.
Për befasine me të madhe si në këtë rast, Ministri me njehe përseafermi sepse kemi punuar bashkarisht kohë më parë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporti.
Pavarsisht që jemi njohur me përgjegjësi deklaroj pa dashur t’i bëje ndonje favor z.Peci, asnjëherë të vetme nuk e kam takuar apo kërkuar ndihmesë për mbështetje të përfitimit të këtij grandit (isha meritor sepse trashigoj pasuri, gjë që ishte e pamundur të më refuzohej projekti në rrethana normale).
Ministrin Peci, e kam pasur në vizitë, gjatë procesit të kultivimit të produkteve bujqësore, gjë që i jamë mirënjohës veq për kaq.
E kisha lutur Ministrin, dhe çdo kandidat garues politik të bëni kujdes me njerëzit kur etikoni, aq më tepër me ata që punojnë me ndjersë. Sepse nuk i boni nderë vetës, subjektit politik, as askujt tjetër.
Me krenari ju ftojë të vizitoni linkun e Green Earth Food – Dejnë, Rahovec dhe do të shihni se ky projekt a është dashur të mbështetet me të vërtet.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!