Labinot Bislimi i bashkohet AAK-së
03 shtator 2019
| 10:34
Labinot Bislimi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se përvoja dhe ekspertiza e të rinjve profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100 për qind shtet.
“Eksperienca ndërkombëtare në edukim është vlerë për shoqërinë dhe vendin tonë. I nderuar që sot Aleancës iu bashkua Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik, i cili rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare. Përvoja dhe ekspertiza e të rinjve tanë profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/