Labinot Bislimi merr drejtimin e AAK-së në Viti

30 maj 2021 | 22:23

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, menjëherë pas dorëheqjes së Faruk Nurës nga kryetari i degës së AAK-së në Viti, ka prezantuar Labinot Bislimin si kandidat e drejtues të kësaj dege.

Sapo mora konfirmimin nga z. Labinot Bislimi për angazhimin e tij në strukturat e Aleancës. Si kuadër me përvojë në politikë, ai do të kthehet nga Franca në mbështetje të degës tonë në Viti.

Haradinaj këtë e ardhje në parti e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.

Postimi i Haradinajt:

Labinoti ka diplomuar për shkenca politike e juridike në Francë. Ai rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare dhe është pjesë e Aleancës tash e një kohë.

Aleanca gjithëherë ka qenë e hapur për të dhënë mundësi për të gjithë ata që janë të gatshëm për punë dhe përgjegjësi politike.

Kolegëve tonë në Viti, ju uroj suksese të mëtejshme, si në forcimin e organizatës tonë politike ashtu edhe në zgjedhjet komunale.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte mysafir në emisionin…