Labinot Tahiri: AKR-ja nuk ka arsye të largohet nga Qeveria
Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se AKR-ja nuk ka arsye të largohet nga Qeveria.
Tahiri ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës pasi që direktivat i ka marrë nga krerët e shtetit.
Postimi i plotë i tij:
“Dikujt Ujerat e Trubëllta po iu konvenojnë në Qeveri dhe në Shtetin tonë”
Qeveria e Kosovës nuk mendoj se e largon AKR-në dhe nuk ka ndonjë arsye për t’u larguar AKR-ja prej Qeverie.
Unë nuk mendojë dhe nuk besoj, se ministri z. Flamur Sefaj, ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe pa marrë direktivat nga krerët e Shtetit aty ku duhet marrë.
Flamur Sefaj, ka qenë aktivist në Zvicër sa here që iu është dashur ndonjë e mirë Kosovës.
Ai njeri ka qenë një njeri tepër i përkushtuar dhe njeri tepër i vëmendshëm sa i përket organizimit të Ministrisë Punëve të Brendshme dhe shtetit tonë.
Kjo që po ndodhë brenda një jave në shtetin tonë, është një lojë e dikujt, por masa (qytetarët) vonë e marrin vesh, në krahasim me akterët e politikës të cilët nuk po iu bie në fije se kujt po i konvenojnë këto ujëra të trubëllta…!
AKR-ja dhe Behgjet Pacolli, ishin çelësi i formimit të Qeverisë Haradinaj, por sot dikujt mund pengoj, e kujt i pengon besoj se Behgjet Pacolli i njeh para meje ata me të cilët i ka ndarë punët e ministrave dhe marrëveshjet që kanë ndodhur me koalicionin aktual!., Sigurisht se gjithnjë Behgjeti dhe AKR-ja i respektojnë institucionet e shtetit tonë.
Unë jam me fat, që nuk kam marrë ndonjë ministri dikur kur mu ofronte vetëm mua, e për ta caktuar dikë ministër, e pastaj me ia ndryshuar autoritetin, se pse lojërat politike qenkan shumë të rënda.