Labinot Tahiri dhuron 200 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje për familjet ferizajase
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se fondacioni i këngëtarit e humanistit, Labinot Tahiri ka dhuruar 200 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje për familjet ferizajase.
“Ferizajasit kanë vlerë dalluese humanizmin e solidaritetin. E për cilin emër e personalitet publik, më kuptimplotë flet kjo vlerë, sesa Labinot Tahirin, i cili sot dhuroi 200 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje për familjet ferizajase në nevojë”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sipas kryetarit Aliu, Labinot Tahiri “është njëri nga ne, me shpirtin e madh që bën diferencën edhe jashtë kufijve shtetëror. Radhës së gjatë të mbi 4000 familjeve që Komuna e Ferizajt, iu gjend pranë gjatë kësaj pandemie, i shtojmë edhe buzëqeshjen e 200 familjeve që do të ndihmohen nga pakot që dhuroi fondacioni i këngëtarit e humanistit, Labinot Tahiri”.
(Qendresa Rama / Epoka e re)