Labinot Tahiri fal pagën e deputetit për dy vëllezër që u kthyen nga Gjermania
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një ndodhi me të cilët u ballafaqua këto ditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Labi në rolin e gazetarit u ka parashtruar pyetje dy vëllezërve të cilët të dëshpëruar janë kthyer nga Gjermania në Kosovë, ku kishin shkuar për punuar në mënyrë që të paguajnë borxhet.
Ja postimi i Labinot Tahirit pa ndërhyrje:
Ndiqeni këtë video të dashur qyetarë!
Takimi me dy vllezër të dëshpëruar të cilët i ktheu Gjermania!
Për më shumë shikojeni videon dhe rrefimin e tyre që e kërkojnë për ” Demarkacionin” dhe të ardhmen e Rinisê.
Atyre do të ju ndihmoj në uljen e Borxhit që kanë të cilêt janë kthyer të deshperuar tej mase.
Ata kishin obligime, duke provuar fatin qe të shohin me mirë jashtë vendit tonë….!
Unë si Deputet i Kosovës( Shërbëtorë), pa e ditur ata djemt fare se çfarë vendosa te bëj për t’a, dhe duke u munduar që t’ua kthej besimin e tyre në atdheun e tyre!
Më 03 Prill 2018, në bazë të rrogës sime si Deputet që kam, atyre dy vllezërve do të u’a dhuroj (1000 euro). Ato do t’i dhurojë në emrin e të gjithë shqiptarëve, vetëm që të mos i lëm të dëshpëruar dhe që ta kenë besimin në atdheun e tyre.
Sigurisht se pak ju letohet Borxhi që kanë!
Me shpirt e zemër, për bijtë e asaj nane që sot i ka pa djemt e saj pas sa kohe.
Me respekt, Labinot Tahiri
Tungjatjeta Jem Shqiptar