Labinot Tahiri i bashkohet AAK-së

27 gusht 2019 | 12:22

Ish-deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka bërë me dije se i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tash e tutje aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në AAK.

“Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK, afër njeriut shumë të respektuar, gjeneralit Ramush Haradinaj”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/photos/a.840862022655850/2935994803142551/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Lionel Messit, Mateo për disa momente e tradhtoi…