Labinot Tahiri i ‘bjen vi’ europës, nesër dorëzon pasaportën me viza Schengen dhe atë amerikane!

31 dhjetor 2018 | 23:51

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri gjithmonë di të befasojë me vendimet e tij.

Tahri përsëri ka komentuar çështjen e liberalizimit të vizave.

“Nuk mund ta shoh më studentin, të moshuarit dhe të sëmuarin para ambasadave edhe në këtë dimër, duke pritur për Viza!!”, ka shkruar ai mes tjerash, transmeton Indeksonline.

Por, kjo nuk është e gjitha, Labi ka thënë se nesër në ora 12.30 do të dorëzojë pasaporten e tij me viza ‘schengen’ dhe atë amerikane, si solidarizim me qytetarët tjerë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Vëmendje!

Qytetarë ju festoni se e meritoni, por unë nuk kam ndonje arsye për të festuar derisa e njoh dhe e ndjej dëshpërimin tuaj që nuk e perjetuat edhe këtë vit Liberalizimin e Vizave!

Të dashur qytetarë, si deputet i Kuvendit të Kosovēs, nesër është 1 janari, edhe pse nuk kam premtuar për viza, e që premtuan shumë për heqjen e tyre, dhe kjo nuk ndodhi, unë këtë nuk mund ta përbijë. Nuk mund ta shoh më studentin, , të moshuarit dhe të sëmuarin para ambasadave edhe në këtë dimër , duke pritur për Viza!!

U bëj thirje e gjithë klases politike, të qëndrojmë të mbyllur që të na sheh e gjith Bota se jemi të izoluar padrejtesisht.

Nesër në Aeroportin ADEM JASHARI, në ora 12:30, e dorëzojë Pasaporten time me Viza Shengen dhe ate Amerikane, të cilat nuk i kam marrur nga pozita e Politikanit.

Me këtë gjest, edhe pse është në pyetje mirëqenja dhe sigurimi i të ardhurave për familjen time, unë kam vendosur ta bëj këtë hap, qoft edhe i gabuar apo i kushtueshem për familjen time.

Si Deputet i Kuvendit të Kosoves, izolohem tërsisht sebashku me familje dhe me qytetarët e mi duke mos dalur më në Evropë!

I dëshpëruar nga burgosja e popullates sonë, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka bërë një…