Labinot Tahiri i pakënaqur me zhvillimet në AKR, thotë se nuk ka komunikim me Pacollin

03 qershor 2019 | 11:33

Deputeti Labinot Tahiri ka bërë me dije se ka hapur zgjedhjet e brendshme në AKR në qytetin e Ferizajt.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të degës së AKR-së në Ferizaj.

Tahiri ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me liderin e partisë Behgjet Pacolli.

Deputeti Labinot Tahiri ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në Kuvend, duke dhënë shenja për largimin e tij si deputet i AKR-së.

Postimi i plotë i tij:

Përshëndetje!

Sqarim lidhur me AKR-në dega në Ferizaj!

Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetar të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në munges të kontaktëve me Presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendres dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme qe në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu edhe duhet vepruar, andaj:

Unë nga sot e konsideroj të hapur garën dhe shpall zgjedhjet në AKR-në e Ferizajit!

Pra kryesia më e konsiliduar që ishte dhe më unikja në këtë parti qendra Ferizaj e cila futi në Qeveri AKR-në me vendosmerinë time, tani më është e shpërbërë nga strukturat e saj.

Gara është e hapur, pa presione dhe me sistem totalisht demokratik, ka të drejtë të garojë secili qe mendon se mund ta udhëheqë mirë partinë në qytetin e Ferizajt, dhe që partia të ia sheh hajrin ashtu siq ndodhi me ne…!

Por, unë, Labinot Tahiri  (Deputeti) më nuk do të jem kandidat për kryetar të AKR-së në Ferizaj.

Shkak për këtë janë skenaret e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjehere nuk kam pranuar të luhet me degen tonë deri në këto rrethana, dhe nuk  bëhëm pjesë e tyre!

Unë nuk kam hyrë në këtë rrugë për të zhgenjyer simpatizantët, të rinjtë e të rejat apo qytetarēt që më votuan, përkundrazi, falenderimi im është të distancohem nga skenaret e ulëta dhe të punojmë pa ndalë në arritjen e synimeve dhe premtimeve që kemi dhënë.

Gabime mund të kenë ndodhur por asnjëherë me dashje!

Ndryshimet e tjera në rrugëtimin tim si deputet, ku me vete ju kam dhe juve, do të ndodhin në Kuvend!

Pastaj dhe veprimet e tjera që do të ju habisin!

Mos dyshoni në mua sepse jam vetvetja nuk ndryshoj nga postet, siq ndryshojnë shumë të tjerë. Atë që e them dhe do e bëj!!!

Hajde urime ju qoft!

Faleminderit AKR-së

Faleminderit Behgjet Pacolli!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së…