Labinot Tahiri i përgjigjet kërkesës së Kurtit për ndihmë shtetit, jep 5 000 euro
Xhirollogaria e fondacionit e hapur nga qeveria në detyrë ka filluar të mbushet. Ani pse dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi ndihmën e diasporës, ndihma e parë nga ardhur nga Kosova.
Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka ndarë 5 000 euro për këtë fond. Tahiri ka njoftuar se sot ose nesër do t’i hedhë paratë në këtë fond.
“Ne i dhurojmë 5 000 € për fondin e shtetit dhe e përkrahim iniciativën e kryeministrit Albin Kurti!
Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!
Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kërkesës së kryeministrit Kurti, që diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!
Ne e përkrahim z. Kurti që ka ndërmarrë këtë iniciativë dhe do t’i dhurojmë 5 000 € për fondin e shtetit tim/tonë për këtë sfidë kombëtare!
I nderuar z. kryeministër, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”.
Qytetarë të dashur, Zoti ju ruajt gjithmonë, edhe sot me këtë sfidë të madhe” shkruan Labi në njoftim.