Labinot Tahiri i reagon Sveçlës për Pacollin: Kur i konvenonte Albinit i shkonte në hotel

30 prill 2020 | 13:56

 

Ish-deputeti  i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj zyrtarëve të qeverisë në lidhje me trajtimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”, duke iu referuar deklaratave të ushtruesit të detyrës së ministrit të MPBAP-së, Xhalal Sveçla, ka thënë se kur i konvenonte Albin Kurtit i shkonte në hotel Behgjet Pacollit.

“Kur i konvenonte Albin Kurtit që të bëhej Qeveria në vitin 2017 i shkonte në ‘Hotel Swis’, e sot thotë ta arrestojmë derisa Jabllanoviqit i cili na i shau nënat tona i dhanë leje, e Behgjeti na i shëronte me miliona euro nënat e fëmijët tanë për me ju dal në ndihmë, tani paskan mbetur për leje me i dhanë apo mos me i dhanë, prapë kjo quhet hipokrizi!”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/3718772418198115

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Rishi Kapoor ka ndërruar jetë në moshën…