
Labinot Tahiri ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK-së
03 janar 2024
| 16:08
Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka njoftuar se i ka dhuruar sot 500 euro Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.
Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj.
“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftës së Kosovës! Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshëm për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nënës shqiptare”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka bërë me dije se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK-së.