Labinot Tahiri jep dorëheqje nga AKR-ja

03 shtator 2018 | 12:15

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga grupi parlamentar i kësaj partie, duke paraqitur kërkesë për të qenë deputet i pavarur.

“Kallxo.com” ka parë një email që deputeti i ka drejtuar sekretarit të Kuvendit ku shkruhet se ai ofron dorëheqjen.

Në dokument shkruhet se sekretari i ka kthyer përgjigje duke e njoftuar se kërkesën për dorëheqje duhet ta dorëzojë te Kryetari i Kuvendit.

Në dokument shkruhet se sekretari i ka kthyer përgjigje duke e njoftuar se kërkesën për dorëheqje duhet ta dorëzojë të Kryetari i Kuvendit.

“Kallxo.com” ka pyetur Tahirin për këtë çështje.

“Nuk kemi pasur grup të AKR-së. Po ju lus pas një ore të më telefononi për këtë çështje për shkak se jam në protestë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit e ka shkarkuar Sulejman Starovën nga posti…