Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

14 korrik 2021 | 15:15

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë dy mijë euro për të helmuarit në Deçan.

Ai  ka thënë se kjo shumë do t’i ndihmojë të helmuarit që së paku të blejnë ndonjë medikament.

“Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për të helmuarit në Deçan! Ne jemi me ju në këto momente, estrada, qytetarët e diaspora, dhe nesër do t’i ndajë 2 000 euro për të prekurit, ku së paku të kenë mundësi për të blerë ndonjë medikament!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besarta Suma shpall te pavlefshme diplomën e shkollës se mesme…