Labinot Tahiri: Nëse nuk kalon demarkacioni do t’i dorëzojë pasaportat
22 shkurt 2018
| 12:30
Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka thënë se nëse nuk do të kalojë Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, do t’i dorëzojë pasaportat.
Ai ka thënë se njërën pasaportë e ka diplomatike, ndërsa tjetrën me vizë deri më 2021.
“Nëse nuk kalon demarkacioni, unë i dorëzoj pasaportat. Njërën e kam diplomatike, tjetrën me vizë deri me 2021. Por, unë do t’i dorëzoj edhe të familjes. Nëse nuk kalon demarkacioni unë do të jem me popullin”, ka thënë Tahiri.