Labinot Tahiri organizon ‘Darkën e gurbetçarit’
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, organizon për të pestën herë darkën e gurbetçarit.
Këtë e ka bërë me dije vet ai përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Darka do të mbahet më 7 gusht në qytetin e Ferizajt.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
DATA 7 GUSHT 2019 në FERIZAJ!
Do të mbahët radha e 5-të, DARKA E GURBETQARIT
Pra viti 5-të!
Të paktën unë nuk e kam ndermend ta ofendojë ndonjë vlla apo motër nga Diaspora, dhe as një nuk guxojmë ta mendojmë ate gjest! Ti ruajmë si sytë e ballit, se ata vijnë në tokën e tyre dhe ne duhet të jemi (Gardianët e tyre) edhe kur janë këtu, edhe kur nuk janë në shtëpitë e tyre.
Kaq kemi mundesi të bëjëme sëbashku me qytetarët e Fwrizajt , bisnese e vullnet mirë!
Për ju oooo shtylla e atdheut tim dhe atdheut tonë.
D I A S P O R A
Ju thras nga të gjitha trojet tona SHQIPTARE!
Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë!