Laboratori i drogës në Leposaviq, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit për laboratorin e drogës në Leposaviq.
Sipas njoftimit, Prokuroria tha se të dyshuarit në fshatin Miokovicë i janë gjetur dhe sekuestruar pushkë me tyta të gjata, fishekë për pushkë gjuetie, një fishekë për armë të gjatë, dy radiolidhje, adapterë për radiolidhje, xhaketë e uniformës së Policisë së Kosovës, maskë, 409 bimë të dyshuara të kanabisit e mjete të tjera për kultivimin e bimëve narkotike.
Në njoftim u tha se ekziston dyshimi se M.I. ka kryer veprat penale “prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.