Laburistët mbështesin një referendum tjetër për Brexitin
Udhëheqësi i laburistëve në Britani, Jeremy Corbin, ka njoftuar se do të mbështesë një referendum tjetër mbi Brexitin, nëse parlamenti, këtë javë, e hedh poshtë marrëveshjen për braktisjen e vendit nga blloku.
Zëdhënësi i partisë laburiste, Keir Starmer, ka paralajmëruar se partia e tij do të propozojë një amendament që Qeveria të miratojë propozimin e tyre për një union të përhershëm doganor me BE-në.
“Nëse parlamenti nuk e voton planin tonë atëherë laburistët do të mbajnë premtimin që e kemi dhënë në konferencën tonë vjetore dhe do të mbështesim një tjetër votim publik” ka shkruar Starmer në në llogarinë e vet në “Twitter”, raporton “Rel”.
Kryeministrja britanike, Theresa May është nën presion për të shtyrë daljen e Britanisë nga blloku, pasi gjasat për një marrëveshje të re me BE-në janë shumë të vogla.
Kjo pasi BE-ja po kundërshton të rishikojë marrëveshjen paraprake e cila ishte hedhur poshtë nga parlamenti britanik.
Megjithatë, kryeministrjaTheresa May është e vendosur që Britania të dalë nga blloku në afatin e paraparë më 29 mars.