Lacazette do të largohet nga Arsenali

27 dhjetor 2021 | 17:45

Sulmuesi francez pritet t’i japë fund eksperiencës me londinezët gjatë verës së ardhshme. Alexandre Lacazette do të largohet nga Arsenali gjatë verës tjetër.

Për këtë siguron mediumi francez “L’Equipe”. 30-vjeçarit i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij dhe në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë. Bëhet e ditur se “Gunners” janë të interesuar ta vazhdojnë bashkëpunimin me përfaqësuesin francez.

Sidoqoftë, lojtari besohet se lojtari mendon se mund ta fitojë një kontratë afatgjate diku tjetër. E ardhmja e Lacazette mund të lidhet me La Ligan ose me Serie A. Më pak i mundshëm është transferimi i tij në një klub tjetër të Premierligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle United është në kërkim të përforcimeve për të shpëtuar…