Lacazette mungon gjashtë javë
13 shkurt 2018
| 16:35
Sulmuesi Alexandre Lacazette do të qëndrojë për të paktën gjashtë javë larg fushave pasi i është nënshtruar një operacioni në gju.
Këtë lajm e ka konfirmuar klubi londinez, që tani ka mbetur pa një qendërsulmues të mirëfilltë në Evropa Ligë. Një deklaratë për shtyp e klubit ditën e martë zbulon: “Sulmuesi Alex Lacazette ka një artroskopi në gjurin e majtë në Londër mëngjesin e së martës. Proceduar minore ishte një sukses dhe ai tani do të fillojë periudhën e rehabilitimit. Parashikohet që ai të rikthehet në skuadër pas katër deri në gjashtë javë”.