Laçi i pandalshëm, nga vendi i tetë ngjitet në të tretin
10 nëntor 2019
| 16:55
Vazhdon momenti magjik i Laçit. Këtë radhë viktimë e skuadrës kurbinase u bë Kukësi të cilin ajo e mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 duke shkuar në kuotën e 19 pikëve në vendin e katërt të klasifikimit për të spostuar një shkallë më poshtë Teutën.
Si gjithnjë vendimtar për skuadrën e Laçit që ka ndryshuar krejtësisht fytyrë pas ardhjes së Armando Cungut në pankinë, u bë Nvabueze i cili në pjesën e dytë mori përsipër ekzekutimin e një 11 metërshi duke u treguar i saktë pasi e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, ndërkohë që në aspektin personal ai shkoi në kuotën e 12 golave sezonalë në Kategorinë Superiore