Laçi ndaj Skënderbeut, ngritët në vendin e dytë    

08 tetor 2023 | 17:29

Laçi triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë. Kurbinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Goli i shënuar nga William Cordeiro në minutën e 42-të, i dha avantazhin kurbinasve. Skuadra e Josës, ishte më kërkuese në 45 minutat e para dhe u shpërblyen me gol.

Edhe në të dytën, Skënderbeu rrezikoi me Liçon dhe Yuri, por përsëri golin e gjeti Laçi. Në minutën e 56-të, Sobowale përfitoi nga një topi të mbetur në zonë, pas shtyllës së Qatos, për të shënuar golin e dytë.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa edhe Tirana e vendit të tretë, ndërsa Skënderbeu zbret i katërti me 12 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph tha…