
Laçi ndalet ndaj Erzenit
07 maj 2023
| 17:44
Laçi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në duelin ndaj Erzenit, që mbyll javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Kurbinasit gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke marrë avantazhin në minutën e 33-të me Bibon.
Megjithatë miqtë reaguan dhe në minutën e 59-të, Patrick Nonato realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij.
Laçi ngjitet në vend të katërt me 44 pikë, ndërsa Erzeni në vend të shtatë me 39 pikë, dy më shumë Kukësi i vendit të tetë.