Laçi në formacionin e javës në Çeki

17 mars 2025 | 16:50

Mesfushori Qazim Laçi po kalon një formë të mirë teksa ka marrë sërish ftesë nga Kombëtarja kuqezi për të qenë në ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës.

Në fundjavë ai luajti 90 minuta në transfertën e Sparta Pragës kundër Liberec.

Pavarësisht se skuadra e tij u mposht me shifrat minimale 1-0, Laçi bëri një performancë të mirë duke u përfshirë në formacionin e javës në kampionatin e Çekisë. 29-vjeçari është vlerësuar me notën 7.8.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtarët e ish-Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada i…