Lady Gaga dhe Bradley Cooper tanimë jetojnë bashkë?
23 korrik 2019
| 11:30
Prej kohësh ylli i muzikës Lady Gaga dhe regjisori Bradley Cooper janë në qendër të vëmendjes së të gjithë mediave rozë, pasi dyshohet se janë në një lidhje dashurie.
Dyshimet rreth kësaj lidhje u shtuan edhe më shumë pas performancës së këngëtares dhe regjisorit në Oscar, ku përcollën emocione të mëdha përmes këngës “Shallow”.
Të dy yjet e Hollivudit hodhën poshtë çdo aludim, duke thënë se mes tyre nuk kishte asgjë më shumë se një miqësi e mirë.