Lady Gaga merr lajmin e dhimbshëm
14 janar 2019
| 15:17
Ajo që duhej të ishte një natë e gëzueshme për Lady Gagën është kthyer në trishtim.
Këngëtarja ka rrëmbyer çmimet për “Aktoren më të mirë” dhe “Këngën më të mirë” në Critics’ Choice Awards, por menjëherë pas marrjes së çmimeve ajo është larguar nga ceremonia.
Aktorja e “A Star Is Born” ka zbuluar në llogarinë e vet në “Twitter” se kali i saj, Arabella, është në “shtratin e vdekjes” dhe se duhej të vraponte për në shtëpi që t’i jepte lamtumirën.
“Arabella ishte dhe është një kalë i bukur. Kur ajo kishte dhimbje, i ndjeja edhe unë gjithashtu. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që i kemi ndarë. Ajo do të jetë përgjithmonë pjesë e imja”, ka shkruar ajo.