
Lady Gaga ndahet nga i fejuari
21 shkurt 2019
| 12:05
Lady Gaga dhe i fejuari i saj Christian Carino janë ndarë. Këngëtarja dhe agjenti i njohur nuk janë më së bashku. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i Gaga’s për “Just Jared”.
Thashethemet se të dy nuk janë më bashkë filluan kur Gaga është parë pa unazën e saj të fejesës në Grammy Awards 2019 në fillim të shkurtit.
Ajo nuk e përmendi të dashurin gjatë fjalimit të saj kur mori çmim për këngën e saj “Shallow” në filmin ‘A Star Is Born’.