Lady Gaga nuk i përmban lotët për Italinë

03 maj 2020 | 15:05

Pasi ideoi koncertin virtual  “One World Together at Home” për të mbledhur fonde për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Lady Gaga është rikthyer të flasë për pandeminë e koronavirusit duke u fokusuar tek një mesazh solidariteti për Italinë.

“ Më vjen shumë keq pwr të gjithë pëersonat që po vuajnë në këto momente në Itali. Dua t`ju them se jeni në zemrën dhe lutjet e mia”, u shpreh ylli I muzikës botërore në një videomesazh nga Los Angeles duke mbajtur me vështirësi lotët.

Lady Gaga, emri I vërtetë I së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, është me origjinë nga Sicilia, ku ka ende të afërm. Zyrtarët italiane e kanë filluar gradualisht lehtësimin e masave të rrepta të izolimit, të cilat u vendosën për parandalimin e koronavirusit të ri, që gjunjëzoi veriun e saj. Italia është sot ndër vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Numri i vdekjeve atje ka mbërritur në mbi 28.700, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 200.000./gazeta shqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpresat, ëndrrat e keqardhjet. Ledian Memushaj, futbollist i Peskarës dhe…