
Laert Vasili trondit publikun: Jam në të njëjtin trung familjar me Sllobodan Millosheviqin
Banori i Big Brother VIP Albania, Laert Vasili, ka ngjallur reagime të forta pas një deklarate kontroverse, ku pretendon se rrjedh nga i njëjti trung familjar me diktatorin famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.
Në një bisedë me banoren Jozi, Vasili tha se familja e tij vjen nga Vasot e Kelmendit, duke pohuar se nga i njëjti trung vjen edhe Millosheviqi, por një degë e familjes është serbizuar.
“…me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Beqir Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Millosheviqi nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazoviq”, është shprehur Vasili në një video që tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Deklarata ka shkaktuar polemika dhe habi mes publikut shqiptar. Disa e kanë cilësuar si një përpjekje për vëmendje, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar rëndë për përmendjen e një figure si Millosheviqi në një kontekst të tillë.