
Laerti preku pjesën intime me dorë kur foli për Gertën, reagojnë familjarët e banores
17 mars 2025
| 13:16
Banori i Big Brother VIP Albania ka bërë një veprim jo të hijshëm në formatin televiziv.
Teksa ishte duke diskutuar me Gertën, ai futi dorën në pjesën intime gjë për të cilën u revoltua edhe banorja.
Ndaj këtij veprimi kanë reaguar edhe familjarët e banores të cilët kanë publikuar momentin.
“Çdo veprim që cenon dinjitetin dhe lirinë e një gruaje është një akt i neveritshëm që duhet të ndëshkohet. Nuk ka justifikim për këtë sjellje të turpshme. Respekti është minimalja që i detyrohemi njëri-tjetrit”, thuhet në shkrimin e tyre.