Lagarde: Lufta tregtare është e frikshme
08 mars 2018
| 12:02
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka paralajmëruar se lufta tregtare mund të ketë pasoja “të frikshme” për ekonominë globale.
“Nëse tregtia ndërkombëtare vihet në pikëpyetje, rritja ekonomike bie, tregtia bie dhe kjo është e frikshme”, ka deklaruar Lagarde për radion “RTL” në Paris.
“Në një luftë tregtare që ushqehet me rritje reciproke të tarifave doganore, askush nuk fiton”, ka thënë Lagarde.