Lagarde merr mbështetjen e PE-së për të drejtuar Bankën Qendrore Evropiane
17 shtator 2019
| 13:38
Parlamenti Evropian (PE) ka mbështetur emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane.
Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post.
Ligjvënësit kanë votuar 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg.
“Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme”, ka thënë para votimit, Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë.
Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë.
Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetë vjeçar në një samit të rregullt në mes të muajit tetor.