Lagjet e Prishtinës që të dielën mbesin pa ujë

13 qershor 2020 | 17:28

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të punimeve teknike disa lagje në kryeqytet të delen mbesin pa ujë.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme, 14 qershor , e diel do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës. Intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:

Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton se janë duke bërë vlerësimet…