Lagjet më të pasura në Amerikë

30 qershor 2018 | 12:05

Lagjja më e pasur në Amerikë është e mbyllur, lejohen vetëm banorët që jetojnë aty.

Quhet Fisher Island, dhe është një ishull pranë brigjeve të Majemit, ku mund të shkosh vetëm me traget ose me motoskafë taksi.

Banorët janë nga 50 vende të ndryshme të botës, dhe profesionet e tyre variojnë që nga sportistë të famshëm apo supermodele, e deri te avokatë  dhe drejtues kompanish gjigante.

Image

Të ardhurat mesatare të çdo familjeje në këtë ishull kanë qenë 2.5 milionë dollarë në vit.

Image

Në vend të dytë është Atherton, në Silicon Valley të San Françiskos, zonë e njohur për kompanitë e mëdha teknologjike. Të ardhurat mesatare këtu janë 1.5 milionë dollarë për familje.

 

Image

Në vend të tretë është Palm Beach, Florida, 33480, zona ku presidenti Trump ka klubin privat. Të ardhurat mestare për familje, 1.25 milion dollarë në vit.

 

Image

Në vend të katërt është Palo Alto, 94301, ku të ardhurat për familje janë mesatarisht 1.1 milionë dollarë në vit.

 

Image

Në vend të pestë, Harrison, New York, 10577, 976,000 dollarë në vit.

 

Image

Gladwyne, Pensilvani, 957,000 dollarë në vit

 

Image

Los Angeles, 90067, Kaliforni, 905,000 dollarë në vit

 

Image

Kenilworth, 60043,Illinois, 861,000 dollarë në vit

 

Image

Weston, 02493, Massachusetts, 860,000 dollarë në vit

 

Image

San Françisko, Kalifornia, 94111, 776,000 dollarë në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk flasin për dhunimin që iu ka ndodhur gjatë…