Lagjja “Dardania” bëhet me këndin e ri të lodrave
20 nëntor 2019
| 12:07
Fëmijët e lagjes “Dardania” në kryeqytet tani e tutje do ta kenë këndin e ri të lodrave.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky është investimi i domosdoshëm që të kemi shoqëri të shëndoshë në të ardhmen.
“Më shumë lojë, argëtim e socializim për fëmijët që të ndjehen pjesë e komunitetit qysh në fëmijëri. Ky është investimi i domosdoshëm që të kemi shoqëri të shëndoshë në të ardhmen. Fëmijët e lagjes ‘Dardania’ tashmë e kanë këndin e ri të lodrave plot ngjyra”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
/Epoka e re/