Lahi Brahimaj anulon sot aktivitetet politike pas tragjedisë në Jabllanicë
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka anuluar të gjitha aktivitetet politike të parapara të mbante sot, për nder të tragjedisë së ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbeten të vdekur tre të mitur.
Brahimaj përmes një postimi në “Facebook” tha se qyteti i Gjakovës sot gjendet i veshur me petkun e zi pasi shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jeten e tre të rinjve.
“Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi.
Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona.
Në këto momente të rënda për Jabllanicen, Gjakoven dhe Kosoven, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku.
Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara|, ka shkruar Brahimaj.