Lahi Brahimaj: Bashkëluftëtarët e dikurshëm rikthehen me angazhim për një Kosovë Fituese
Kandidati i AAK për deputet, Lahi Brahimaj ka thënë se fshatrat Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim kanë kultivuar vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit.
Ai në Facebook tha se me bashkëluftëtarët e dikurshëm, “ripërtëritën zotimin për një Kosovë Fituese”.
Postimi i plotë:
Në një takim me banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim, ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale.
Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit. Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht.
1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj