Lahi Brahimaj e përshkruan udhëtimin e tij me komandant “Tigrin”
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, e ka përkujtuar njërin ndër komandantët më të shquar të UÇKsë, për Zonën Operative të Dukagjinit, Fadil Nimani “Tigri”, në 19-vjetorin e rënies së tij.
Brahimaj e ka përshkruar njohjen e tij me komandant “Tigrin”.
Postimi i plotë i Brahimajt në profilin e vet në “Facebook”.
Fadil Nimani – Tigri
Fadil të njoha qysh në fëmijëri, në vitin ’96 erdhe në Jabllanicë dhe kërkove armë për t’i dalë zot atdheut. Rrugëtimin e vazhduam bashkë deri në çlirim, por ti nuk u ndale duke luftuar me pushkë deri ditën e fundit të jetës tënde. Poashtu sot, nderojmë Heronjtë e Kosovës, të rënë në njërën nga betejat ma të mëdha në Kodër të Kamenicave- Pejë
Muharrem Kelmendi
Fetah Selca
Ardian Kelmendi e Islam Berisha-Lami.
#LahiBrahimaj
(A.M /Epoka e re).