Lahi Brahimaj: Ilir gjithmonë do të jesh në kujtimin tim
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevcin dhe dëshmorin e kombit, dr. Hazir Malaj.
Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se bijtë e bijat më të mirë të kombit janë duke ndjekur ëndrrën e heroit Ilir Konushevci.
“Gjeneral Ilir. Ne kemi sot ushtrinë e Kosovës, ku bijtë e bijat më të mirë të kombit, po e ndjekin ëndrrën që ne e kishim të përbashkët. Ushtri që garanton sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë”, ka shkruar Brahimaj.
Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:
Ilir, 9 maji i rënies tende, me kujton kur bashkë ndërtonim celulat e para të UÇK-së, armët e para të lirisë, rrugëtimin tonë të gjatë e të mundimshëm, për lirinë e Atdheut.
Ilir, ne fituam lirinë, po ndërtojmë shtetin, ashtu si e deshe ti, doktor Haziri e shokët dëshmorë.
Ne shokët tu, u persekutuam, vetëm pse ishim çlirimtarë, por ideali i përbashkët na dha forcë të mos dorëzohemi e të qëndrojmë.
Rruga jonë ka ende pengesa nga tendencat e dikujt për të krijuar ‘republikë të Dodikut’, por me gjakun tuaj si pishtarë ndriçues, asnjëherë nuk do bëjmë gabime që do ju kushtojnë gjeneratave që vijnë.
Gjeneral Ilir. Ne kemi sot ushtrinë e Kosovës, ku bijtë e bijat më të mirë të kombit, po e ndjekin ëndrrën që ne e kishim të përbashkët. Ushtri që garanton sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.
Ilir, 21 vite pa ty. Je gjithmonë në kujtimin tim
Lavdi