Lahi Brahimaj kërkon që prokurori Blakaj të hetohet
23 gusht 2018
| 19:10
Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj në emisionin “Frontal” në “Televizionin 7”, e ka quajtur prokurorin e dorëhequr Elez Blakajn dezertor dhe ka kërkuar që ndaj tij të nisin hetimet.
Sipas Brahimajt, Blakaj duhet të hetohet për shkak të dezertimit që e ka bërë nga puna e tij si prokuror.
“Prokurori Elez Blakaj duhet të hetohet nga organet e shtetit të Kosovës dhe me ligjet për shkak të dezertimit që ka bërë nga puna e tij si prokuror. Veprimi i tij prej dezertorit është i njejtë sikur i një dezertori nga lufta, një doktori që e lë punën në gjysmë etj. Prandaj, unë mendoj se në bazë të ligjeve të Kosovës Elez Blakaj duhet të hetohet”, ka deklaruar Blakaj.