Lahi Brahimaj me këto fjalë kujton Ditën e Çlirimit të Gjakovës

14 qershor 2018 | 11:43

Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar ditën e çlirimit të Komunës së Gjakovës. 

Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe  ditët që po i jetojmë sot të lirë, janë motivim për të punuar për një shtet më të fort.

Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:

Duke kujtuar me krenari të kaluarën e lavdishme, sakrificën e Dëshmorëve të Kombit dhe Martirëve, kontributin e Luftëtarëve të UÇK-së, ju uroj Ditën e Çlirimit.
Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditët që po i jetojmë sot të lirë, na motivojnë të punojmë që fëmijëve, nipave e mbesave, të ju japim në trashëgim një shtet të fortë e një të ardhme të ndritur.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit
Urime Dita e Çlirimit.
L.B

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me…