Lahi Brahimaj kujton 11 sulmet e UÇK-së më 11 shtator 1997
Gjeneral Lahi Brahimaj ka kujtur 11 shtatorin e vitit 1997, kur njëmbëdhjetë njësi të UÇK-së kishin sulmuar 11 stacione të policisë serbe.
Brahimaj thotë se dy njësi ishin nisur nga shtëpia e tij në Jabllanicë për të kryer aksione, ndërsa pas aksioneve ishin kthyer tri nga 11 njësitë e UÇK-së.
Gjeneral Brahimaj ndihet krenar që ishte një nga planifikuesit, por edhe një nga zbatuesit e këtij aksioni të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës së okupuar.
“Krenar që isha një nga planifikuesit, por edhe një nga zbatuesit e këtij aksioni të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës së okupuar.”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i gjeneral Brahimajt:
11 shtator 1997…
Kur mendohej se UÇK-ja ishte shuar dhe që rezistenca e armatosur nuk ishte as në prag, 11 stacione policore duke filluar nga ora 11 e mbrëmjes, u sulmuan nga njësitet e UÇK-së.
Nga gjithsejt 11 sulme, 2 njësite u nisën nga Shqiponja, e pas aksioneve të suksesshme, në mëngjesin e 12 shtatorit, në Shqiponjë gjetën strehë 3 njësite.
Krenar që isha një nga planifikuesit, por edhe një nga zbatuesit e këtij aksioni të gjerë që përfshiu një pjesë të madhe të Kosovës së okupuar.