Lahi Brahimaj kujton bashkëluftëtarët e rënë në Rogovë të Hasit
Në 25 vjetorin e masakrës së Hasit të Rogovës, Gjeneral Lahi Brahimaj ka kujtuar të rënët në këtë pritë ku u vranë 21 ushtar të UÇK-së.
Brahimaj ka thënë se “Ngjarja e 27,28 dhe 29 janarit 1999 në Rogovë të Hasit ishte njëra prej ngjarjeve të lavdishme që po shënonin historinë më të re për liri”.
Kujtimi i plotë i Gjeneralit, Lahi Brahimaj:
Ngjarja e 27,28 dhe 29 janarit 1999 në Rogovë të Hasit ishte njëra prej ngjarjeve të lavdishme që po shënonin historinë më të re për liri.
Në këto data 25 vite më parë u përjetësuan shumë luftëtar të zotë, këta trima kishin marrë një detyrë të rëndësishme e që ishte jetike për luftën tonë, furnizimi me armatim.
Përulemi para sakrificës së tyre për liri, gjithmonë̈ do t’i kujtojmë̈ për lavdin dhe heroizmin e tyre : Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Memë Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit; Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.
Emrat e tyre janë pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme.