Lahi Brahimaj: Luani ishte sinonim i aspiratave shekullore të shqiptarëve
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka postuar një mesazh në llogarinë e vet në “Facebook” me rastin e ditëlindjes së 45-të të heroit Luan Haradinaj.
Brahimaj ka thënë se Luani ishte sinonim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut.
“Në embrionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin djemt më të zot të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë, deri në frymën e fundit, për çlirimin e vendit. Luani ishte sinonim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut.
Luani në mbamendjen e popullit tonë, përherë do të kujtohet si shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë.
Edhe sot në ditëlindjen e 45-të, Nipi im, Luan i till je për të gjithë, shtatëlartë e ballin drejt, roje i përjetshëm i trojeve stërgjyshore.
Prandaj të them edhe urime ditëlindjen, edhe me përulje, Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, ka shkruar Brahimaj.
https://www.facebook.com/1396602507277384/posts/2238697993067827/